Rama pas takimit me Enver Hoxhajn: Udhëheqësit e UÇK-së janë marrë peng, por e vërteta do të triumfojë

31 Dhjetor 2020 | 07:31

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur pengmarrje arrestimin e ish krerëve të UÇK-së, nga Gjykata Speciale.

Kreu i ekzekutivit shqiptar, pas takimit  të djeshëm me ushtruesin e detyrës se kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tha se çlirimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve do të kërkojë kohën e vet, por e vërteta në fund do të triumfojë. 

“Për hir të vërtetës ishte një takim më emocional sesa zakonisht pasi kushtet në cilat takohemi janë kushte që janë krejt të posaçme për faktin se udhëheqësit e UÇK-së, Kosovës dhe PDK-së sot janë marrë peng. Janë marrë peng, siç është marrë peng përmes tyre lufta e Kosovës, historia e luftës dhe e vërteta e kësaj lufte. Natyrisht çlirimi i pengjeve do të kërkojë kohën e vet, kur e them këtë nuk e kam parasysh vetëm qenien fizike të tyre, por pengun më të madh që është e vërteta e luftës dhe lufta vet”, u shpreh Rama për Kosova Press.

Ndërsa Enver Hoxhaj deklaroi se historia e drejtë e Kosovës nuk mund të ndryshohet asnjëherë.

“Qëllimi i vizitës është që falënderojmë për mbështetjen e madhe që iu ka dhënë liderëve të UÇK-së dhe PDK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në një betejë me Gjykatën Speciale në Hagë. UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë dhe mbrojtëse dhe natyrisht për Kosovën dhe Shqipërinë kjo histori nuk mund të rishkruhet kurrë dhe nga askush. Natyrisht në këtë aspekt qëndrimi i kryeministrit Rama ka qenë dinjitoz dhe natyrisht me do të koordinohemi edhe në të ardhmen se si ta bëjmë një betejë të ballafaqimit politikë, krahas betejës që po ndodh në Hagë”, tha ai.

Në kuadër të kësaj vizite, kryeministri Rama para gazetarëve dërgoi edhe një porosi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët që janë duke qëndruar në paraburgim në Hagë.

“Uroj për një vit të ri sa më të lehtë Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve që do të kalojnë këtë vit të ri larg familjeve të tyre. Për aq sa mundet u them të mos e humbasin besimin, kanë parë edhe më të këqija se kaq. Pasi e vërteta do të triumfojë, jo për ta personalisht por edhe për Kosovën në radhë të parë”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Basha takim me kryetarin e PDK-së: Diplomacia shqiptare do jetë në mbështetje të Kosovës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026