Rama: Pasardhësi im e regjistronte veten si turist! I dorëzuam shpatën drejtësisë dhe nuk kursyem askënd
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Kryeministri Edi Rama ka folur këtë të martë në samitin e Diasporës. Rama në ditën e dytë të samitit ka folur në fjalën e tij për zhvillimin që sipas tij ka kaluar Shqipëria vitet e fundit. Rama u ndal tek drejtësia dhe turizmi, të cilët sipas tij kanë transformuar imazhin e Shqipërisë.
“Shqipëria nuk mbaron aty ku mbaron territori i saj. Ajo jeton kudo ku jetojmë shqiptarët. Përtej historive tuaja individuale të suksesit, mbajtët të lidhur fillin e padukshëm, një fije që asnjë distancë se këput dot, e përbërë nga gjuha që flitet në shtëpi, traditat dhe kujtimet që kalohen nga baba te nëna, te vajza dhe djali. Ky fill nuk është nostalgji, por aseti ynë strategjik. Është sfida që Shqipëria dhe shqiptarët kanë sot, për ta mbajtur dhe ruajtur, përcjellë brez pas brezi në një botë të ndërlidhur. Në një botë ku vendet kanë sukses, janë pjesë e një ekosistemi të vetëm. Ky samit nuk është mbledhje ceremoniale, por deklaratë e bindjeve të larta. Diaspora nuk është në periferi të jetës së Shqipërisë, por në zemër të saj. Ky vend është kantier i madh transformimesh që e fton diasporën në investime, për të ardhmen e Shqipërisë. Kur nisëm të mendonim për samitin e parë të Diasporës, ishte një moment ritakimi në një vend plot shpresë të rilindur. Ishte hap i parë për të thirrur fuqinë e Diasporës, për t’u ndjerë më të fortë përballë të përpjemes që duhet të ngjisnim, ku sot jemi më afër se kurrë. Pararardhësi im sa herë hynte në Shqipëri, e numëronte veten si turstë. 300-400 mln euro investime në vit kishte asokohe, ndërsa sot kaloi 1.2 mld euro investime të huaja në vit. Ne i dorëzuam asaj shpatën që i takon vetëm duarve të saj për të bërë drejtësi, për të gjithë, pa kursyer askënd! Atëherë i mbyllej dera drejt BE, sot i kemi mbyllur të gjitha kapitujt në 11 muaj, në kohë rekord. Njësoj si ju kur ju mbyllej dera në duart e botës, dhe askush nuk kishte kohë.”, tha ai.
Rama prezanton projektin e Kampusit “Aleksandër Moisiu” në Durrës: Është rezultat i asaj çka kërkoi protesta e studentëve
Kuvendi mbyll punimet të enjten, PD kërkon seancë plenare për mocion me debat mbi protestat
Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar