Rama-PD: Harrojeni komisionin për ‘Becchettin’, po bëheni aleat me një të kërkuar nga drejtësia shqiptare

14 Tetor 2021 | 11:53

Kryeministri Edi Rama tha se PD duhet ta harrojë ngritjen e një komisioni për çështjen Becchetti pasi kjo çështje ende nuk është mbyllur plotësisht dhe nuk ka një vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje.

Teksa theksoi se vendimi për Becchetin është konfidencial dhe nxjerrja e atij informacioni dënohet me burg, Rama tha se Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me nxjerrjen e këtyre informacioneve në mënyrë të jashtëligjshme.

Deputetët e PD, sipas Ramës po bëhen aleatë me një të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

“Beccheti është në kërkim nga drejtësia shqiptare, po mbroni një njeri në kërkim nga drejtësia shqiptare për të bërë politike. Dhe harroni që gjithë këto detyrime janë për republikën jo për qeverinë. Janë 2 vendime në favor të shtetit shqiptar në Arbitrazh. Po shpifni që shteti shqiptar ka nisur të paguajë, kjo është fare e pavërtetë. Komisioni juaj dëmton drejtpërdrejtë interesat e republikës së Shqipërisë”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026