Rama për 3 propozimet e opozitës, Bushati: Basha të pozicionohet ndaj njeriut që në politikë ka dhe gurin dhe arrën
Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka propozuar qeverisë 3 ndryshime kushtetuese si reforma territoriale, vetingu i politikanëve dhe reforma zgjedhore.
Kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmë në emisionin “Now” se është i gatshëm për dialog nëse opozita e bind për këto ndryshime, mirëpo për analistin Andi Bushati ajo çfarë z. Rama ka treguar nuk është tolerancë por arrogancë e pushtetit.
Andi Bushati tha në emisionin “Shock” se Lulzim Basha i propozoi këto ndryshime menjëherë pasi Edi Rama propozoi zgjatjen e afatit të vetingut, duke mos i lënë hapësirë opozitës për të diskutuar nëse afati duhet zgjatur apo jo.
“Përgjigja që dha Rama dje që edhe mund të dialogojë për tre propozimet e Bashës, është përgjigja e një politikani që thotë: Unë mund të bëj çfarë të dua, për ndonjë nga kërkesat edhe mund të diskutojmë”, u shpreh Andi Bushati.
Andi Bushati tha se Lulzim Bashës i takon që të pozicionohet ndaj një njeriu “që ka edhe gurin edhe arrën”, me idenë se Edi Rama është i plotfuqishëm.
Sa u përket propozimeve të Lulzim Bashës, analisti Baton Haxhiu tha në emisionin “Shock” se është kundër vetingut të politikanëve, pasi duket si diçka “populiste, me fakte ta eliminojmë përgjithmonë”.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë