Rama për Berishën: Shqipëria s’ka më monumente të parrëzueshme të korrupsionit

25 Shtator 2021 | 18:36

Për Kryeministrin Edi Rama shpallja e ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata” nga SHBA është vazhdimësi e fazës së re në të cilën ka hyrë Shqipëria, fazë në të cilën ai ka thënë se “nuk ka më monumente të parrëzueshme të korrupsionit”.

Komenti i Ramës u bë gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ku ai foli për marrëdhëneit me Kosovën, vizitën e tij në SHBA, mandatin e tretë qeverisës apo pritshmëritë në marrëdhëniet me opozitën.

“Flet vetë Sekretari i Shtetit [Amerikan, Antony Blinken] në këtë rast dhe mendoj se çdo prononcim në këtë drejtim do të politizonte edhe më shumë një fakt që nuk ka nevojë për koment, një fakt që është në sytë e gjithë shqiptarëve, një fakt që tregon se prej vitesh e vitesh Shqipëria ka hyrë në një fazë të re që nuk ka më asnjë monument të parrëzueshëm të së shkuarës së korrupsionit dhe pengimit të demokracisë,” – tha Rama, i pyetur se përse ka zgjedhur të heshtë për këtë çështje.

Për marrëdhëniet me Kosovën Rama këmbënguli se “nuk janë në pikë të ulët” por “në pikë normale”. Ai pranoi se ka divergjenca lidhur me nismën për “Open Balkan”, por theksoi se kjo nuk është arsye për të pasur probleme në marrëdhënie.

Për sa i përket ndryshimeve të Kushtetutës, të nevojshme këto për zgjatjen e afateve të institucioneve të vetingut, Rama u shpreh me besim se opozita nuk do të mungojë në votën “pro” saj.

“Nuk i kemi votat për të bërë ndryshimin e Kushtetutës, por kjo është një reformë që nuk është vetëm e jona, por një reformë që ka pasur që ditën e parë mbështetjen e SHBA dhe BE, dhe nuk besoj se opozita do të mungojë në apel kur të numërohen votat në funksion të kësaj reforme,” – tha Rama.

I pyetur për faktin se qeveria e tretë e tij nuk ka më ministri Shteti për Diasporën, Rama tha se ajo, nën drejtimin e Pandeli Majkos “e ka kryer punën e reformave dhe ri-organizimit” dhe se tanimë këtë lidhje do ta mbajë ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, Rama foli edhe për Agjencinë për Mediat dhe Informimin. Ai e mbrojti ngritjen e kësaj agjencia duke thënë se nuk ka lidhje me propagandën apo pretendimet e shprehura me shqetësim nga organizatat e mediave.

Sipas Ramës Agjencia do të punojë që informacioni i kërkuar nga qeveria të jetë “sa më i shpejtë në funksion të mediave” dhe që “qeveria të jetë më e informuar për opinionet e qytetarëve dhe mediave”.

Rama tha se këtë model agjencie e kanë edhe vende të tjera perëndimore duke marrë si shembull Gjermaninë.

“Ata e quajnë Zyra për Mediat dhe Informimin e Qeverisë, ne e kemi Agjencia për Median dhe Informimin pranë Këshillit të Ministrave. Po kështu edhe Italia, po kështu edhe vende të tjera,” – tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026