Rama për drejtësinë e re: Këtu jam për histori, jo të kem më shumë makina se çorape

30 Dhjetor 2024 | 13:56

Në konferencën e fundivitit që kryeministri Rama mbajti me gazetarët këtë të hënë, foli mes të tjerash dhe në lidhje me reformën në drejtësi. Ai theksoi se ideimi dhe realizimi i reformës në drejtësi është vepër e Partisë Socialiste dhe e tij, duke marrë parasysh koston politike që mund të sillte për këtë forcë politike.

Shefi i qeverisë theksoi se është në qeveri për të ndërmarrë reforma dhe për të ngelur në historinë e Shqipërisë.

“Ka fakte të shkruara, shënime të mbajtura në mbledhjet për programet e Partisë Socialiste në opozitë. Do ta bëjmë reformën në drejtësi, do ta heqim drejtsinë në duart e pushteti politik.

Unë jam këtu për historinë, unë nuk jam këtu për të shijuar jetën sipas mënyrës sesi e kuptojnë ata që kanë më shumë vetura sesa çorape, unë jam këtu për historinë dhe në këtu në këtë kohë po bëjmë histori”, tha Rama.

Sipas tij, kjo është hera e parë në histori kur Shqipëria ka një pushtet gjyqësor të pavarur nga pushteti politik.

“Kur ka pasur Shqipëria një proces të pa ndikuar nga pushteti politik, që ka çuar deri në burg një person të lidhur me pushtetin politik,. Diskutohet se në kohën e Ahmet Zogut ka pasur drejtësi të mirë, mund të ketë pasur por jo për ministrat e Zogut”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026