‘Ende nuk ekziston’, Rama për Euronews Albania: Paketën anti-shpifje nuk e kemi çuar përpara
Kryeministri Edi Rama deklaroi për Euronews Albania se nuk e ka çuar përpara paketën anti-shpifje dhe se nuk duhet të ketë shqetësime, pasi ende nuk ekziston.
“Në aspektin e anti-shpifjes ne nuk e kemi çuar përpara, se për çfarë është shqetësimi kur ai nuk ekziston. Nëse me thonë se kemi shqetësim me pavarësinë e televizionit publik shqiptar, nuk e di kur ka qenë në histori më i pavaruar. Nuk ka asnjë ndikim, komunikim mes nesh dhe tyre. Ne e degjojmë edhe adoptohemi. Liria e shpifjes këtu është në nivelet më të larta. A është kjo liri e medias? Për mua jo, por do të adaptohemi”, tha Rama në konferencën për shtyp me ambasadorin Soreca.
Teksa komentoi të dhënat në progres-raportin e KE-së për lirinë e medias, kryeministri theksoi se nuk është dakord, pasi sipas tij në Shqipëri liria e medias nuk është me pikëpyetje.
“Është një mundësi shumë e mirë për t’ju thënë sesi duhet të adoptohemi në përpjekje që të bëhemi pjesë e kësaj familje. Unë nuk jam dakord me atë që thotë raporti, as me idenë që këtu liria e medias është në pikëpyetje. Nëse ka një vend që mund të thuash ca të duash dhe nuk të hyn gjemb në këmbë, madje mund të shkosh përtej kufijve të imagjinatës, ky vend quhet Shqipëri”, u shpreh Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta