Rama për kryebashkiakun e Himarës: Sot shembull suksesi, u zgjua nga gjumi
Kryeministri Edi Rama ka përmendur qytetin e Himarës si histori suksesi, sa i takon menaxhimit të mbetjeve.
Gjatë fjalës së tij në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese, Rama ironizoi kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, që nuk ishte i pranishëm, për të cilin tha se u zgjua befasisht nga gjumi.
“Dua të përmend Himarën, nuk e shoh kryetarin e bashkisë së Himarës, ka rëndësi se dua ta përmend si histori suksesi dhe nuk do të çuditesha fare të mos ishte këtu, sepse ka qenë gjithmonë prezent kur ka ngrënë dru publikisht, por shembulli i Himarës është një shembull i jashtëzakonshëm.
I një zgjimi të befasishëm nga gjumi i kryetarit të bashkisë dhe i një pune që është pasqyrë për t’u marrë shembull nga të gjithë tanimë, i cili tregon se sa e rëndësishme është kjo marrëdhënie dhe që secili të bëjë punën e vet”, theksoi ai.
I pranishëm në forum ishte edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, i cili nënvizoi se menaxhimi i mbetjeve është një strategji kombëtare e detyrueshme për të ndjekur rrugën e futjes së Shqipërisë në BE.
Sipas Zingrafit, menaxhimi i mbetjeve është përmirësuar gjatë viteve të fundit, por nuk është mbuluar tërësisht riciklimi i mbetjeve që do të reduktojë kostot.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta