Rama për Melonin: E jashtëzakonshme, s’ka gabuar në linjën e politikës ndërkombëtare

18 Gusht 2023 | 12:15

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për La Stampa ku e ka përshkruar homologen italiane si gjithçka përveç një fashisteje.

Ai tha se perceptimi se Giorgia Meloni ekzekuton një politikë fashiste është i gabuar dhe se ajo nuk ka gabuar kurrë në linjën e politikës ndërkombëtare që prej ditës së  parë në pushtet.

Kryeministri pohoi se ka një miqësi përveç bashkëpunimit në pjesën politike, ndërsa tregoi se në vizitën e Melonit në Shqipëri kishin folur për shumëçka, ndër to dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare e integrimin europian.

Rama sqaroi për La Stampa se Tony Blair nuk kishte qenë me ta dhe se është larguar mëngjesin kur Meloni ka mbërritur në Shqipëri.

Kryeministri foli ndër të tjera edhe për një video virale në TikTok ku disa turistë italianë largohen pa paguar nga një restorant në Berat.

“Kur i tregova Giorgias për këtë ajo qeshi. Të gjithë qeshën dhe më pas i tha ambasadorit ‘shko paguaj faturën për ata budallenj të lutëm dhe bëj një deklaratë. Italia nuk mund ta humbasë respektin kështu’,” – tregoi Rama.

“Ka kaq shumë gjëra që kemi në pritje. Së shpejti, Komiteti Strategjik për Investimet Italiane, i krijuar me Di Maio, do të mblidhet për herë të dytë. Biseduam për projektin e ujësjellësit, të cilin Andreotti dhe Berlusconi e dëshironin tashmë, nga Shqipëria në Pulia. Kjo do të ishte e rëndësishme. Bëhet fjalë për përdorimin e burimeve në jug të Shqipërisë për t’i lidhur ato me Italinë. Pastaj është menaxhimi i rrjetit hekurudhor në Ballkan, i cili duhet të zhvillohet. Së fundi, teknologjia: kompanitë e mëdha italiane kanë shfaqur interes në të kaluarën. Dhe projekti i linjës elektrike që do të lidhë Italinë me Shqipërinë. Ajo është dikush që mund t’i lëvizë gjërat, kam shumë besim,” – shtoi Rama.

Kryeministri specifikoi gjithashtu se e majta apo e djathta janë përcaktime që jo domosdoshmërisht bien ndesh me idetë politike dhe kahu nuk ndikon në bisedat e tij me miken dhe homologen Giorgia Meloni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026