Rama për ‘Shtëpinë e Verdhë’: Si mund të kryhej aty trafik organesh, s’kishte drita
Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje historinë e ”Shtëpisë së verdhë”, ku në raportin e Dick Marty, pretendohej se kryhej trafikimi i organeve.
Rama në fjalën e tij në KiE, tha se këto janë të pabaza, duke thënë se ajo ishte shtëpia e një familjeje të varfër shqiptare, që nuk kishte drita, ujë e as rrugë.
“Është një prej të shumtave në këto zona të thella, vetë fshati që ndodhet në një zonë shumë të largët në veri të Shqipërisë, që aso kohe ishte i izoluar nga rrugët, furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji, nuk është vendi ideal për ndërhyje të këtij lloji si heqja e organeve. Ju kërkoj ndjesë që po ju ftoj në këtë përfytyrim, të heqësh organe në një vend pa ujë, pa drita e pa rrugë, e jo më pa pajisje të specializuar.
Fshatarët u pyetën dhe u përgjigjën se kurrë nuk kishin dëgjuar të tilla gjëra, por edhe për heshtjen e tyre, fantazitë që u paraqitën këtu morën një përgjigje “shkruhet se u referohen kërcënimeve.
Raporti mbështet në steriotipe të dëmshme, ngatërrimi i një fshati tradicional me një rrugë dritash të kuqe të një kryeqyteti Europiane Perëndimor, do të bënte për të qeshur, kjo nuk është për të qeshur që këto të rinj etiketohen si anëtarë të një grupi të rrezikshëm që trafikonin organe, shqiptarët etiketohen si inferior”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta