Rama për televizionin spanjoll: Njohja e Kosovës nga Serbia, kapitulli i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë

10 Tetor 2021 | 09:29

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Radio Televizionin e Spanjës, tha se fakti që Spanja ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet i pavarur, nuk të bëjë me asnjë problem që ka lidhje me shqiptarët apo me vetë Kosovën, por ka të bëjë me historinë e me problemet e veta të brendshme.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare nuk ka asnjë lidhje mes lëvizjet independentiste apo separatiste spanjolle dhe ndarjes së Kosovës

“…E dimë fare mirë se pozicioni i Spanjës nuk ka fare të bëjë me asnjë problem që ka lidhje me shqiptarët apo me vetë Kosovën, por ka të bëjë me historinë e me problemet e veta të brendshme. Dakord, por duhet të jemi në fakt shumë të qartë këtu, pasi nuk ka asnjë  lloj krahasimi të mundshëm ndërmjet problemeve të brendshme të Spanjës, lidhur me lëvizjet independentiste apo separatiste dhe ndarjes së Kosovës nga Serbia”, u shpreh Rama.

Tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, tha Rama janë pjesë e procesit të paqes që nuk mund të kalojë qetësisht dhe pa tensione.

“Këtu lajmi i mirë është që tensionet lindin po edhe treten pasi të dy palët sidoqoftë komunikojnë dhe tentojnë të gjejnë zgjidhjet e nevojshme për njerëzit. Pra nuk është më si në të shkuarën. Ka një diferencë të madhe pasi tashmë kemi bashkëpunim rajonal, me takime e mbledhje të shumta, vajtje-ardhje, samite të çdo lloji. Sigurisht që Kosova është problemi i fundit, ende i hapur dhe i pazgjidhur nga shpërbërja e Jugosllavisë e pa dyshim, njohja e Kosovës si shtet sovran e i pavarur nga Serbia është kapitulli i fundit i historisë plot dhimbje të shpërbërjes së Jugosllavisë”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

Më tej Rama u ndal edhe tek sfidat që po has vendin ynë në rrugën e hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. I pyetur se çfarë hapash po hedh Shqipëria për t’ju përshtatur kërkesave të Brukselit, kryeministri tha se tashmë ajo që duhet të diskutohet nuk është se çfarë duhet të bëjë Shqipëria, por mënyra se si Bashkimi Europian ka vendosur të punojë me rajonin.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026