Rama përgënjeshtron mediat: Tituj të rremë se nuk ju bëhen favore

30 Tetor 2022 | 14:30

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka përgënjeshtruar mediat të cilat kanë nxjerrë tituj të tipit: 700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit, 7 punonjës në ditë ikin nga policia apo 3 vite pas tërmetit s’kanë shtëpi.

Sipas Ramës këta tituj janë dezinformues dhe janë lajme të rreme të prodhuara nga ekrane private kombëtare.

Kryeministri shkroi se këto media kanë kërkuar favore të paligjshme dhe për këtë arsye nxisin njerëzit kundër qeverisë.

“Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje! #DavaRublash”, shkroi Rama në Twitter.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026