Rama përmend në OKB sulmin kibernetik, reagimi i përfaqësuesit të Iranit (FOTO)

24 Shtator 2022 | 18:46

Në fjalën e tij në Asamblenë e OKB-së, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje sulmin kibernetik nga Irani të ndodhur në korrik, duke thënë se duhen dënuar shtete të tilla që cënojnë demokracinë e një vendi.

Në sallë ka qenë edhe përfaqësuesi i Iranit, i cili nuk e ngriti kokën në asnjë moment që Rama përmendi Iranin dhe ka vazhduar duke mbajtur shënime në një bllok.

Perfaqësuesi i Iranit në OKB

“Një kohë kur një mori krizash e kanë zhytur botën në trazi përfshi edhe përmes kërcënimeve të papranueshme bërthamore do doja ti kërkoja Asamblesë  të përqëndrojë vëmendjen në një çështje tjetër thelbësore dhe lidhur ngushtë për ndikimin e jashtëzakonshëm mbi paqen dhe sigurinë që është siguria kibernetike. Teknologjia është pjesë e çdo aspekti të jetës tonë. Në Shqipëri 95% e shërbimeve ndaj bizneseve dhe qytetarëve ofrohen online. Korrikun e kaluar Shqipëria ishte subjekti i një sulmi masiv të paprovokuar kibernetik.

Gjithë infrastruktura qeveritare dixhitale u gjend nën një sulm të përqëndruar dhe të bashkërenduar me synimin e qartë për ta shkatërruar atë, për të paralizuar shërbimin publik dhe për të vjedhur të dhëna dhe komunikime elektronike në sistemet qeveritare duke krijuar kaos dhe për të nxitur tensione në vend. Një hetim i thelluar, i gjatë dhe tërësor i kryer me ekspertizën më të mirë botërore kundër terrorizmit kibernetik ka konfirmuar përtej çdo dyshimi se sulmi kibernetik që donte të gjunjëzonte një vend sovran ishte një agresion i sponsorizuar shtetëror, orkestruar dhe kryer nga Republika Islamike e Iranit.

Përballur me një shkelje kaq flagrante të normave për një sjellje të përgjegjshme të një shteti në hapësirën kibernetike në një kohë paqeje që përfshin dhe mosdëmtimin e infrastrukturës kritike që ofron shërbimet për publikun.Qeveria nuk pati zgjedhje tjetër por vetëm të ndërpriste marrëdhëniet me Iranin. Shpresojmë që kjo masë ekstreme e detyruar të jetë shembull dhe parandalues për këdo që mbështet dhe sponsorizon veprime të tilla të neveritshme kundër shteteve sovrane.

Ne i bëjmë thirrje Kombeve të Bashkuara, përfshirë dhe Këshillin e  Sigurimit të përqendrohet më seriozisht dhe konkretisht për të trajtuar sigurinë kibernetike duke investuar në parandalim dhe duke ndihmuar të gjitha shtetet anëtare që të ndërtojnë qëndrueshmëri dhe rezistencë”- u shpreh Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026