Rama nxit fqinjët t’i bashkohen ‘Shengenit Ballkanik’, Kosova mohon të jetë ftuar zyrtarisht

29 Korrik 2021 | 11:08

Kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën ndaj Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi për t’u bërë pjesë e “Shengenit Ballkanik”, në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që po zhvillohet sot në Shkup.

Megjithatë e pyetur nga Euronews Albania, zyra e kryeministrit të Kosovës mohoi të ketë marrë ftesë zyrtare për Forumin.

“Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim,” tha për korrespondentin e Euronews Albania Kosovë Gjoci, zyra e Kurtit.

“Për ne i ashtuquajturi “Mini Shengen” është nismë pa vizion për rajonin. Qeveria e Republikës së Kosovës u bën thirrje qeverive të rajonit që të mbeten të përkushtuara ndaj agjendës së Bashkimit Evropian dhe marrëdhënieve transatlantike,” thuhet në reagimin për redaksinë tonë.

Rama theksoi nga Shkupi se kushdo që dëshiron të bashkohet në këtë nismë është i mirëpritur. Ai shtoi se nuk i kupton arsyet e refuzimit nga ana e Malit të Zi dhe Bosnjë-Hergevonës, por shtoi se i di arsyet për çfarë mendohet Kosova dhe është kundër qëndrimit të tyre.

“Sepse e di për çfarë mendohet Kosova dhe në këtë pikë jam absolutisht me një qëndrim të kundërt sepse për mua të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi dhe duhet të bëjnë maksimumin në këtë proces për veten e tyre, për njerëzit e tyre, për shoqëritë e tyre dhe për të gjithë së bashku dhe çdo ditë që ne fitojmë në këtë proces është një ditë e fituar për të ardhmen”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

Ndërkohë, Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi nuk kanë marrë një ftesë për të marrë pjesë në “Forumin Ekonomik për bashkëpunim Rajonal” që po zhvillohet sot në Shkup.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026