Rama përuron nisjen e punimeve për ”Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë” në Vlorë
Kryeministri Edi Rama përuroi të premten nisjen e punimeve për projektin e rikonceptimit të sheshit Isa Boletini në Vlorë në një park, projekt modern ky që rreket të lidhë Lungomaren me portin, muzeun dhe anën tjetër të qytetit bregdetar.
Në fjalën e tij Rama e cilësoi projektin vlerë të shtuar për qytetin dhe premtoi se krahas tij do të vijohet me portin e jahteve dhe aeroportin, të cilat “sjellin ekonomi” dhe jo vetëm “zbukurim”.
“Jemi këtu në Vlorë për të nisur një tjetër projekt, i cili është pjesë e mozaikut të transformimit të Vlorës. Një projekt që do të sjellë lidhjen e bukur dhe të natyrshme mes Bulevardit të ri dhe Lungomares dhe do të krijojë një hapësire krejt ndryshe dhe krejt të re për të gjithë banorët […] mendoj që ky do të mbetet si Parku i Shtëpisë së Pavarësisë, kjo është shtëpia më e rëndësishme e Shqipërisë dhe për fat të keq për shumë kohë është një shtëpi që ka mbetur e vetmuar, ndërkohë që duhet të jetë e hapur dhe plot me njerëz në mënyrë të vazhdueshme. Por mënyra se si është rrethuar dhe ka humbur pas gardheve dhe pas kioskave, e ka bërë të pamundur që të bëhet pjesë e aseteve që e bëjnë Vlorën një vend për t’u vizituar, jo thjeshtë për detin, jo thjeshtë për diellin, por edhe për historinë e saj,” – tha Rama.
Kryeministri tha se ndërhyrja si në projektin Lungomare ka dhënë ndikimet të mëdha ekonomike dhe vepra të tjera do të shtojnë edhe më shumë impaktin në qytet. Rama pranoi se shpesh ka të papritura, vonesa dhe nevoja që shfaqen rrugës, por u zotua se aeroporti do të bëhet, njësoj si “Sheshi i Flamurit”.
“Ne nuk kemi bërë ndonjë mrekulli, por jam i bindur se në çdo lloj diskutimi për cilësinë e projekteve dhe standarde nuk ka krahasim puna e bënë prej nesh me punët e bëra më parë,” – u lavdërua kryeministri duke këmbëngulur se pavarësisht tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë së COVID-19 qeveria nuk ka hequr dorë nga investimet.
“Është i pabesueshëm impakti ekonomik, përveç atij social, në jetën e qytetit për shkak të asaj vepre. Të gjitha këto vepra që bëjmë ne në vetvete nuk janë zbukurime, nuk janë fasada siç thonë injorantët, nuk janë as thjesht ndërhyrje që lehtësojnë qarkullimin, lehtësojnë shëtitjen, lehtësojnë shikimin. Janë ekonomi. Sjellin më shumë të ardhura,” – shtoi më tej Kryeministri.
Pas një fjalimi të gjatë ku Rama foli për zhvillimet politike, zgjedhjet e ardhshme, të cilat i tha se Partia Socialiste do t’i fitojë, në mënyrë simbolike një ekskavator nisi të gërmojë pranë bustit të Isa Boeltinit.
Projekti i Parkut “Shtëpia e Pavarësisë” është konceptuar nga arkitekti belg Xaveer De Geyter dhe parashikon shtim të ndjeshëm të gjelbërimit dhe zonave rekreative.

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta