Rama-peshkatarëve: Brenda javës do vendoset çmim tavan për naftën
Kryeministri Edi Rama u takua këtë të martë me peshkatarët në Durrës dhe deklaroi se këtë javë qeveria do të vendosë një çmim tavan për naftën për të gjithë ata që merren me këtë sektor.
Kreu i qeverisë paralajmëroi furnitorët e naftës për peshkim se kush nuk do e zbatojë këtë vendim do të duhet të dorëzojë depozitat.
“Këtu nuk mund të ketë vend që të nxjerrin fitime nga djersa juaj duke bërë xhibla me furnizimin. Nuk do ta lejojmë të ketë një dallim mes një furnitori apo një tjetri. Të gjithë furnitorët e naftës për peshkimin do ta kenë çmimin njëlloj të vendosur nga Ministria e Bujqësisë dhe kjo do të behët brenda javës. Kush nuk e bën do të detyrohet që të dorëzojë depozita”, tha Rama.
Kryeministri u kthye pas në kohë duke bërë një bilanc për këtë sektor përpara disa viteve.
Gjatë takimi Rama tha se synohet që Shqipëria të shkojë në 1 miliard eksporte bujqësore, ku peshkimi të zë peshën e 200 milionëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta