Rama: Po shkoj në Hagë për të takuar Hashim Thaçin, besoj se e drejta do të fitojë

18 Dhjetor 2025 | 09:47

Kryeministri Edi Rama u fut në një video live nga Brukseli, ku tha se po shkon në Hagë për të takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama shprehu shqetësimin e tij për mënyrën se si po funksionon drejtësia ndërkombëtare ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe theksoi se procesi është larg standardeve demokratike dhe të respektimit të të drejtave të njeriut.

Në këtë kontekst, Rama vlerëson se çdo vendim i ardhshëm duhet të reflektojë mbi standardet demokratike dhe integritetin e institucioneve ndërkombëtare.

Ai nënvizoi se mbështetja për Thaçin është një shenjë e qartë e angazhimit të Shqipërisë për drejtësi dhe demokraci.

“Jam rrugë për në Hagë ku do të takoj pas disa kohësh nga takimi i mëparshëm komandantin e UÇK-së, presidentin e Kosovës, i cili u mor nga zyra e tij dhe mbahet peng prej tanimë vitesh në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare. Për turpin e madh të gjithë atyre që sponsorizojnë atë lloj drejtësie, ku shkeljet e standardeve, shkeljet e të drejtave të njeriut, shkeljet e të gjitha normave të procesit të rregullt ligjor janë e vetmja normë që ka karakterizuar këtë farsë. Ende opau, dënuar një president i zgjedhur demokratikisht nga populli, së bashku me tre bashkëluftëtarë që kanë mbuluar detyra të rëndësishme në Kosovë, mbahen të mbyllur, të izoluar. Tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudoprovave të akuzës dhe që ka mbaruar parada e dëshmitarëve qesharakë të sjellë në sallën e drejtësisë ndërkombëtare nga akuza, si dhe kanë mbaruar dhe dëshmitë tjera serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes, pritet vendimi. Uroj dhe shpreh që viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes së perde së këtij teatri absurd të drejtësisë ndërkombëtare dhe daljes nga izolimi brutal i Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Uroj që vendet demokratike që sponsorizojnë këtë gjykatë të reflektojnë mbi standardet e ulta, mbi nivelin poshtë vijave të kuqe të drejtësisë dhe demokracisë. Kjo është ajo që prej vitesh po ndodh me njerëz të cilët të vetmin faj kanë se u rebeluan ndaj një regjimi, të vetmin faj që morën armët për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e tyre njerëzor, të drejtën e tyre të pamohueshme për të jetuar si njerëz të barabartë në këtë tokë, nën të njëjtin diell, dhe jo si një grup social i përndjekur për shkak të etnisë së vet në një diktaturë. Kjo është e vërteta dhe këtë nuk e mund të tundë dot askush. Një çekic absurd i drejtësisë ndërkombëtare ka lënë kokrrën e namit kur i themi ne shqip: fare du ate. Besoj se drejta do të fitojë, dhe këtu nuk ka dy apo tre të drejta, ka vetëm një të drejtë dhe është e drejta e bekuar përjetësisht me gjakun e heronjve, martirëve, dhimbjen e patregueshme të nënave, motrave, grave dhe vajzave të përndjekura e të sakatuara gjatë një periudhe nga më të zymtat për vetë Europën, në zemër të Europës.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026