Rama pranon kërkesën e PD për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Kryeministri Edi Rama ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Burime bëjnë me dije se gjatë takimit që kreu i qeverisë zhvilloi pasditen e së mërkurës me drejtuesit e qarqeve është rënë dakord për ta ngritur menjëherë këtë komision.
Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Në kërkesën e firmosur nga 10 deputetë thuhet se Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit dhe zgjedhjeve të mëparshme të pa trajtuara.
Pas mbledhjes me drejtuesit e PS në qarqe këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë helmimin e mbi 500 qytetarëve krutanë. Sipas tij, të bësh investimin është një gjë dhe të sigurohesh që uji të jetë në parametrat e duhura është gjë tjetër. Kreu qeverisë ndër të tjera u shpreh i gatshëm për t’u ulur në tryezë me opozitën për të diskutuar propozimin e PD për vetingun e politikanëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta