Rama premtoi bonuse për pensionistët, Bardhi: S’janë vjetore, i jep për zgjedhje

18 Nëntor 2024 | 11:21

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi gjatë debatit në Parlament për buxhetin, në lidhje me deklaratën e Kryeministrit Edi Rama se pensionistët do të përfitojnë edhe një bonus të dytë në pranverë, përveç bonusit të fundvitit.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Bardhi theksoi se Rama nuk ka parashikuar bonus për pensionistët në buxhetin e vitit 2025 për fundvitin e ardhshëm. Ai vuri në dukje se bonuset e premtuara nuk janë vjetore, por jepen vetëm këtë vit për efekte elektorale.

“Me pensionistët mendon se do t’i mashtrojë duke ndarë një buxhet minimal, duke u dhënë bonusin e fundvitit që e japin të gjitha vendet e rajonit. Bonusin e fundvitit e japin të gjithë vendet e rajonit dhe vendet evropiane në shenjë solidariteti, çdo vit. Ndërsa zotëria e bën njëherë në katër vite. As bonusin e fundvitit nuk e ka vjetor. Prandaj në buxhetin 2025 nuk parashikon bonus për fundvitin 2025, sepse nuk ka ndërmend t’ia japë. E dha në 2020 për efekt të zgjedhjeve 2021. Po e jep në 2024 për efekt të zgjedhjeve 2025. E ka dhënë edhe në vitin 2016 për efekt të zgjedhjeve të vitit 2017 dhe mendon se me këtë politikë do të gënjejë shtresën më në nevojë, shtresën e pensionistëve. Një kryeministër i përgjegjshëm do të duhej të vinte këtu dhe të tregonte sa është fondi në buxhet për rritjen e pensioneve për vitin e ardhshëm. Dëgjoi ndonjë qytetar sa do të jetë rritja e pensioneve? A tha ndonjë shifër që ka parashikuar rritje në buxhet? Jo, zero!” tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026