Rama prezanton Kryeinspektoriatin e ri Digjital: Do zbatoj masat e reja ligjore
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në rrjetet sociale një video të Kryeinspektoriatit të ri Digjital të Territorit, duke e cilësuar atë si një hap inovativ në kontrollin e territorit përmes teknologjisë satelitore.
Në video shfaqet një pamje satelitore e bregdetit të Shqipërisë, e cila sipas kryeministrit përfaqëson vetëm një fragment të procesit të gjerë të digitalizimit dhe kontrollit të territorit që do të zhvillohet në të gjithë vendin.
Sipas Ramës Kryeinspektoriati Digjital do të mbulojë një gamë të gjerë aktivitetesh shoqërore dhe shtetërore në territor, duke përfshirë kontrollin e ndërtimeve, taksat dhe tarifat vendore, prodhimin bujqësor, si edhe mbrojtjen e pyjeve dhe lumenjve.
“Ju prezantoj me një tjetër inovacion të qeverisjes: Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit
Videoja është një fragment i shkurtër i informacionit që ky Kryeinspektoriat po mbledh nëpër Shqipëri, për të filluar punën për zbatimin e masave të reja ligjore të kontrollit të territorit.
Ky Kryeinspektoriat do të mbulojë hap pas hapi të gjithë gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor, nga kontrolli i ndërtimeve tek taksat e tarifat vendore, nga prodhimi bujqësor tek mbrojtja e pyjeve dhe lumenjve, duke e bërë punën e strukturave përkatëse më të lehtë, si edhe duke i bërë zullumet e llojllojshme shumë më të vështira,”- shkruan Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Ekskluzive/ Policia parandalon atentatin e radhës ndaj Preng Gjinit
Mbahen homazhe për gazetarin Enrik Mehmeti, i pranishëm edhe kryeministri Rama
- 14:46 Shtetasi turk nderohet me medalje, shpëtoi 38 persona nga tërmeti në Venezuelë
- 14:41 Ukraina godet depot e naftës në Rusi
- 14:05 Irani: SHBA goditi një central bërthamor në ndërtim
- 13:38 “Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
- 13:30 Ekskluzive/ Policia parandalon atentatin e radhës ndaj Preng Gjinit
- 13:15 Mbahen homazhe për gazetarin Enrik Mehmeti, i pranishëm edhe kryeministri Rama