Rama: Meta borxhliu më i madh ndaj Shqipërisë, është zhytur në një fushatë politike
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj presidentit Ilir Meta për akuzat e artikuluara nga ky i fundit se Shqipëria po rrëshqet në një ‘juntë me dorë të hekurt’, mbështetur në një raport të Freedom House.
Teksa e quajti Ilir Metën borxhliun më të madh ndaj Shqipërisë, kreu i qeverisë u shpreh i keqardhur që presidenti i vendit kishte dalë nga funksioni i tij si kreu i shtetit dhe ishte zhytur në një fushatë politike.
“Më vjen shumë keq, por është fakt, Ilir Meta është zhveshur plotësisht nga roli i Presidentit dhe njëherë tjetër dhe është zhytur në një fushatë politike për të shpëtuar nga falimentimi shpk-në siç e ka përcaktuar Lulzim Basha, të Monikës dhe tribusë së tij.
Mos prisni asgjë tjetër nga Ilir Meta të paktën deri më 25 prill, përveç përshkallëzimit të vazhdueshëm të një retorike që na turpëron ne të gjithëve si qytetarë të këtij vendi që vjen nga goja e presidentit të republikës sonë por që nuk duhet të çudisë asnjërin prej nesh, sepse Ilir Meta është thjesht kryetar i shtabit elektoral të opozitës që përdor për këtë, zyrën e Presidentit të Republikës”, tha z. Rama.
Deklartat e kryeministrit u bënë gjatë prezantimit të platformës online të komunikimit brenda Partisë Socialiste që sipas tij do shërbejë për të dëgjuar opinionin e çdo anëtari të PS për deputetët sipas çdo qarku.
“Platforma e re interaktive e Partisë Socialiste on-line, do t’i japë akses anëtarësisë për t’u dëgjuar në vlerësimin e përfaqësuesve tanë në Kuvend, si ndërveprimi i parë në një hapësirë të re komunikimi mes nesh.
Ky vlerësim do të na ndihmojë shumë në procesin e ndërtimit të skuadrës, që do të fitojë betejën zgjedhore të pranverës së ardhshme”, tha Rama.
Lexoni gjithashtu:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta