Rama prezanton programin ekonomik: Pensioni do bëhet 200 euro, paga minimale 500

29 Mars 2025 | 11:30

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të shtunë ofertën ekonomike të socialistëve për zgjedhjet e 11 majit. Rama u ndal gjatë prezantimit të programit ekonomik tek rrogat dhe pensionet. Shefi i qeverisë tha se, duke filluar nga janari i vitit 2026, paga minimale do të shkojë në 500 euro.

Sa i takon pagës mesatare, shefi i qeverisë tha se deri në vitin 2030 kjo pagë pritet të shkojë në 1200 euro ose edhe më shumë.

“Paga mesatare në sektorin privat është 372 euro. Sot paga mesatare në sektorin publik ka arritur në 1000 euro, ndërsa në Shqipërinë e vitit 2030 do të jetë të paktën 1200 euro. Paga mesatare e përgjithshme do të rritet më shumë se 2 herë e gjysmë dhe do ta rrisim me 30% më shumë.

Në vitin 2013, kur morëm detyrën, paga minimale ishte 157 euro. Sot, në vitin 2024, u mbyll me pagën minimale 400 euro dhe, duke filluar nga viti 2026, me një vendim që do të merret pas zgjedhjeve, paga minimale do të jetë 500 euro. Për të mbështetur punonjësit që do të përfitojnë nga kjo rritje e shpejtë e pagës minimale, sipërmarrësit do të jenë të detyruar të rrisin pagën minimale, por ne do t’i japim një lehtësi: për 18 muajt e parë pas rritjes, shteti nuk do të marrë asnjë detyrim tatimor për shtesën prej 100 euro”, tha Rama.

Sa i takon pensioneve, Rama tha se brenda vitit 2030 pensioni mesatar do të shkojë 400 euro, ndërsa pensioni minimal 200 euro.

“Ambicia jonë është që në vitin 2030 pensioni mesatar të jetë 400 euro për të gjithë ata që kanë paguar sigurime të plota. Ndërkohë, pensioni minimal për të gjithë të tjerët ne do të synojmë që të shkojë në 200 euro”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026