Rama prezanton programin për infrastrukturën: Do të ndërtojmë 700 km rrugë të reja
Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të shtunë ofertën politike të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Duke u ndalur tek programi i infrastrukturës, Rama premtoi se në mandatin e katërt pritet të ndërtohen 700 km rrugë.
Shefi i qeverisë prezantoi edhe një listë të akseve rrugore që pritet të realizohen brenda këtij mandati nëse Partia Socialiste fiton zgjedhjet.
“Gjatë mandatit të katërt, do të ndërtojmë edhe 700 kilometra rrugë të reja. Ju do t’i keni të gjitha këto specifike sipas qarqeve. Rruga e Bregut, Dhërmi-Sarandë, brenda mandatit të katërt do të jetë një rrugë turistike, që do të vazhdojë atë nga tuneli i ri i Llogarasë, deri në Dhërmi.
Rruga e shumëpritur, e shumë dëshiruar dhe e shumë nevojshme, Tiranë-Krujë, rruga Berat-Çorovodë do të jetë një rrugë me parametra dhe standarde europiane. Ura e Leklit Përmet-Çarshovë, pra do të jenë të lidhura bashkë të gjitha. Ersekë-Leskovik, Rrëshen-Burrel, Vau i Dejës-Pukë-Fushë Arrëz, Rruga e Vjetër Tepelenë-Vlorë, Ura mbi lumin Vjosë-Selenicë. Skrapar-Gramsh, Skrapar-Përmet, Gjirokastër-Libohovë, Poliçan-Zagori, pra, siç shihet, këto segmente tani janë jo vetëm lidhje nga pika A në pikën B, por krijojnë arterie të brendshme që lehtësojnë shumë lidhjen midis qyteteve tona turistike. Kur të shkohet në Korçë, do mund të shkohet edhe në Përmet dhe Gjirokastër pa pasur nevojë të kthehesh dhe t’i biesh prapë nga Tirana.
Ndërkohë që brenda vitit 2026 do të përfundojë faza e parë dhe e dytë e superstradës Tiranë-Durrës. Po ashtu përfundon edhe Kombinat-Ndroq-Plepa. Maqellarë-Peshkopia do të përfundojë këto ditë, Qukës-Qafë Plloçë, Berat-Ballaban përfundon po këtë vit”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet