Rama prezanton projektin: Monitorim me kamera të procesit mësimor
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi për konsultimin për ndalimin e Tik Tokut, ka zbuluar se çfarë do të bëhet konkretisht për sigurinë në shkolla. Rama tha se marrëveshja me Emiratet e Bashkuara për një sistem monitorimi në shkolla pritet të bëhet në fund të dhjetorit dhe sipas tij kur ky projekt të implementohet do të kemi monitorim dixhital me kamera të procesit mësimor dhe ambienteve shkollore.
Rama tha gjithashtu se do vendoset në të gjitha hyrje-daljet e shkollave kontrolluesi dixhital i cili sinjalizon praninë e mjeteve metalike dhe telefonave në çantat ose veshjet e nxënësve.
“Projekti që kemi filluar prej afro një viti që po e finalizojmë tani dhe deri në fund të dhjetorit do firmosin dhe marrëveshjen për një sistem të monitorimit të shkollave me teknologji dhe do kemi asistencë financiare nga Emiratet e Bashkuara.
Ky sistem i testuar dhe provuar në Emiratet e Bashkuara me rezultate të jashtëzakonshme dhe që mundëson ndjekjen në kohë reale me kamera të gjithë procesit mësimor dhe jetës brenda mureve të oborrit të shkollës dhe çdo prind në çdo kohë mund të ketë akses për të parë fëmijën, klasën, aktivitetin mësimor thjesht duke bërë një kërkesë te shkolla dhe çdo lloj situate jashtë disiplinës mësimore është e regjistruar. Rezultatet e atij sistemi janë nxjerrë nga një ndjekje që është bërë atje punës së sistemit dhe ndryshimeve që ka sjellë.
Do të vendosim dhe një kontrollues dixhital në hyrje-daljet e shkollave për mjete metalike, telefona ose çdo lloj gjëje tjetër që fëmijët mund të marrin me vete.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve