Rama publikon pamje nga aksioni në Vlorë: Plazhi publik iu rikthye qytetarëve
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën sotme një postim nga operacioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në qytetin e Vlorës, në kuadër të lirimit të hapësirave publike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai njoftoi se një tjetër plazh publik i zaptuar në zonën e Lungomares i është rikthyer sipas tij qytetarëve.
“Në Lungomaren e Vlorës një tjetër sipërfaqe plazhi publik i është rikthyer turistëve dhe qytetarëve. Inkurajoj të gjithë profesionistët e Vlorës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekjeje, përmes intervistave të punës.”- shkruan Rama në postimin e tij.

Prej disa ditësh, IMT ka ndërmarrë aksione në disa qytete të vendit për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e zonave publike.
Kryeministri ka qenë i pranishëm në disa bashki, ku ka kërkuar një riorganizim të strukturave vendore dhe ka paralajmëruar ndryshime në drejtimin e tyre. Ditën e djeshme, Rama mblodhi në Durrës kryetarët e bashkive të cilëve u la disa porosi dhe ‘ultimatume’ për spastrimin e burimeve njerëzore në institucionet e tyre.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit