Rama: Qëndrimi i Shqipërisë i qartë, BE të dënojë me zë të lartë vrasjen e policit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të enjte një konferencë të jashtëzakonshme për media në lidhje me ngjarjet në veri të Kosovës dhe vrasjen e efektivit të policisë nga terroristët serbë.

Rama theksoi se për herë të parë se në 10 vitet e fundit qeveria e tij nuk është linjëzuar me Bashkimin Evropian në lidhje me deklaratën e shefit të diplomacisë Josep Borrell, më 19 shtator, pas dështimit të negociatave në Bruksel.

Rama nënvizoi se qëndrimi i Shqipërisë dhe kërkesa e saj ndaj Bashkimit Evropian është të dënojë me forcë vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës.

- Advertisement -

“E dëgjuam me shumë vëmendje dhe prononcmin e zëdhënësit të Brukselit, se nuk do të ketë një deklaratë të dytë deri në momentin që do të ketë përfundim të hetimeve.

Kjo deklaratë do të kishte vlerë minimalisht nëse Serbia do të ishte distancuar nga grupi kriminal dhe do të kishte deklaruar hapjen e një hetimi serioz dhe të pavarur. Por në të kundërt Republika e Serbisë zgjodhi nderimin për të vrarët duke shpallur një ditë zie. Çfarë hetimi pret BE-ja, nga kush? Nga autoritetet në Kosovë? Nuk e besoj se BE do t’i pranonte hetimet be një shteti të sulmuar pasi Kosova është palë.

A mos po heton vetë BE-ja? Do ishte e mirëpritur, por as këtë nuk e dëgjova nga zëdhënësi i BE-së. Këtë nuk e di dhe po ta dëgjonim këtë do të lehtësoheshim disi. Ajo që ne kërkuam nga miqtë në Bruksel dhe kërkojmë sot është dënimi pa ekuivok i vrasjes së një efektivi në veriun e Kosovës nga një grup kriminal dhe dënimi i aktit të nderimit në Serbi ndaj disa kriminelëve të armatosur deri në dhëmbë të cilët u shfaqën në Basnjkë për një demostrim force dhe u asgjësuan nga efektivët e Njësisë Speciale të Kosovës.

Asnjë hetim nuk i ndryshon dot këto fakte të thjeshta dhe të mjaftueshme për t’u klasifikuar si fakte në kundërshtim me çdo vlerë nga bashkësia evropiane”, tha Rama.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

“PS kërkon autorsinë e Reformës”- Kikia: Arsyeja pse Rama riktheu Fatmir Xhafajn

Analisti Mentor Kikia është shprehur se rikthimi i Fatmir Xhafajt në vëmendje të publikut nga PS, është bërë me qëllim që kjo forcë politike...

60 ditë dënim për opozitën? Deputetja e PS: S’do i vënë më zjarrin Parlamentit

Deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, se vendimi për të përjashtuar me 60 ditë deputetët...

Protestat e opozitës, Lela: Nuk i është vënë zjarri Kuvendit, është një shkëndijë

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela është përplasur me deputeten socialiste Pranvera Resulaj lidhur me aksionin opozitar. I ftuar në Now me Erla Mëhillin...

TË FUNDIT

Arian Çani zbulon skenarin: Rama po bën atë që duhet, do të “rrokullisej” nëse…

Gazetari Arian Çani tha në “Now me Erla Mëhillin”, se në situatën ku ndodhet kuvendi kryeministri Rama nuk mund të tërhiqet. Ai tha se në...

“Berisha ‘non grata’ i bie Ramës me flamurin e SHBA”-Çani: Doktori të takojë Putinin

Gazetari dhe moderatori Arian Çani është shprehur se nuk bën sens që ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA dhe...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×