Rama quan ”ndërhyrje në fushatë” diskutimet e komisionerëve të BE-së me Bashën, reagon kreu i PD-së
Kryeministri Edi Rama i cilësoi si “ndërhyrje në fushatë” bisedat online të zhvilluara së fundmi nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me komisionerë të Bashkimit Evropian. Cilësim të cilin, Basha e ka konsideruar si “nervozizëm”.
Rama u shpreh se “Brukseli duhet t’i porosisë komisionerët që të mos harxhojnë kohën e punës për të bërë video elektorale me kreun e PD-së”.
“[…] se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!” – shkroi Rama në një postim në Twitter.
“Në dijeninë time Komisioni Evropian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Evropës zgjedhin qeveritë e tyre,” – shtoi më tej kryeministri.
Ditën e sotme kryetari i PD-së, Basha zhvilloi një takim me komisioneren e BE-së për Edukimin, Inovacionin dhe Rininë, Mariya Gabriel, ndërsa më herët gjatë javës së shkuar pati zhvilluar një bisedë online me komisionerin e BE-së për Buxhetin dhe administratën, Johannes Hahn.
Në një reagim, po në Twitter, Basha e ka cilësuar komentin e Ramës si rrjedhojë të “nervozizmit”.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta