Rama: Revolucionarët të mos i bëjnë për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makina dhe mbeturina
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të dielë përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me protestën e zhvilluar në zonën e Zvërnecit.
Kreu i qeverisë u është drejtuar atyre që i quan “revolucionarë”, duke u kërkuar që të mos futen me makina në zonën e plazhit dhe të mos lënë mbeturina. Ai u bëri thirrje vizitorëve që t’i lënë automjetet pranë rrugës dhe të ecin deri në bregdet, duke shmangur dëmtimin e zonës.
“Dhe me një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre – se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10 vjeçar të gjuetisë – po t’i lënë rrotat tek rruga automobilistike e të ecin si flamingo deri tek buza e detit pa u trembur nga papastërtitë, por mundësisht pa i shtuar ato si dje që i kishin lënë mbrapa kanoçet e birrës, ju uroj të gjithëve një të diel të qetë”, ka shkruar ai.
Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë
Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës
Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, në thirrjet e qytetarëve brohoritet për të drejtat e tyre
- 07:57 Pas refuzimit të Putinit për bisedime paqeje, Ukraina sulmon sërish Shën Petersburgun
- 07:44 Të shtëna me armë në një festival në SHBA, 12 persona të plagosur! Autorët në arrati
- 07:23 Nis votimi në Kosovë, kreu i KQZ-së hedh votën i pari. Bën thirrje për pjesëmarrje masive
- 07:15 Mbi 100 prokurorë në terren për të mbikëqyrur zgjedhjet në Kosovë
- 07:05 Kosova në zgjedhje, KQZ publikon shifrat: Mbi 2 milionë votues dhe 2,550 vendvotime
- 07:04 Armëpushimi në krizë, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik