Rama shpërndan videon nga operacioni delikat në zemër: Përgëzime mjekëve

20 Shkurt 2023 | 10:48

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në facebook rastin e një ndëryrjeje të suskseshme në zemër të kryer në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Shefi i qeverisë falenderon mjekët për kryerjen me sukses të ndërhyrjes delikate dhe vlerëson investimet e bëra në sallat e kirurgjisë.

“Një ndërhyrje delikate në zemër tek një paciente 45-vjeçare e rioperuar pas 20 vitesh, u realizua me sukses nga ekipi i kardiokirugjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Një përgëzim me mirënjohje Dr. Rezart Devejës, Dr.Dervish Hasës, Dr.Ketion Menkshit, anestezistëve Dr.Marjeta Bilja dhe Dr.Anri Gongo, si edhe infermiereve Marinela Guri dhe Eriselda Kiço.

Në qendrën e dytë të rilindur publike të Kardiokirurgjisë, me sallat kardiokirurgjikale të pajisura me fjalën e fundit të teknologjisë dhe ekipin e talentuar e të përkushtuar të bluzave të bardha, po kryhen ndërhyrje nga më delikatet, me një gamë të gjerë dhe me rezultate shumë të mira”, shkruan Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 32 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët, në një kohë kur 57% e të anketuarve deklarojnë se...
18:10 | 23/07/2026