Rama shprehet se ristrukturimi i Policisë do të ndodhë më shpejt nga çfarë ishte planifikuar

29 Qershor 2021 | 13:57

Kryeministri Edi Rama u shpreh për Euronews Albania se Policia e Shtetit ka një nevojë të madhe sa i përket teknologjisë.

“Kur unë them që në ngjarjet në fjalë, sulmi ndaj Policisë së Shtetit është absurd, nuk kam parasysh që Policia e Shtetit nuk mund të bëjë më mirë, apo shumë më mirë punën e vet, absolutisht jo. Kam parasysh faktin që nuk është vetëm policia në një vend demokratik ajo që garanton gjithçka dhe që kontrollon sjelljen e njerëzve dhe individëve rrugëve, apo në konflikte mes tyre që ndodhin në pak në minuta dhe që s’ka polici në botë që mund t’i parandalojë. Policia e Shtetit ka nevojë për një mbështetje edhe më të madhe sa i përket teknologjisë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ai shtoi se ristrukturimin i Policisë së Shtetit do të ndodhë më shpejt nga çfarë ishte planifikuar.

“Ristrukturimi i policisë dhe në aspektin organizativ dhe aspektin e burimeve njerëzore dhe në aspektin e drejtimit, që nga niveli i drejtuesve në qarqe deri te nivelet më të ulëta, është një proces që ka nisur të diskutohet dhe konceptohet dhe që besoj do të materializohet edhe më shpejt seç ishte planifikuar”, tha kreu i qeverisë, teksa u pyet nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026