“Asnjë grua, vetëm 3000 meshkuj afrikanë”? Rama sqaron marrëveshjen me Melonin
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në forumin e medias për Evropën Juglindore, foli lidhur me marrëveshjen me Italinë për emigrantët.
Rama i cilësoi dezinformime lajmet e përhapura në mediat e të dyja vendeve lidhur me këtë marrëveshje, që siç tha synon të japë një farë zgjidhjeje për një problem që i ka prekur të gjithë.
“Edhe kaq ditë pas nënshkrimit të asaj marrëveshjeje duhet t’i përgjigjem pyetjet për 3 mijë meshkuj afrikanë, që nuk ka qenë kurrë kështu. Kryeministrja italiane tha se gratë shtatzëna dhe të miturit nuk do të përfshihen në këtë program, do të merren dhe do të çohen menjëherë ku mund t’u jepet ndihma e menjëhershme. Nuk e di sa e sa herë gjatë këtyre ditëve më është dashur ta sqaroj dhe vazhdoj të mbetet e ngulitur në të gjitha ato fantazi që prodhohen nga këto gënjeshtrave për t’u përdorur pastaj për luftë politike. Do vijnë afrikanët këtu, të uritur seksualisht… Deri në këtë pikë. Pyetja për ju njerëz është si mund të luftohet kjo gjë, dhe ky është vetëm një shembull që ka përfshirë dy vende. Ajo që më shqetëson më shumë është se nuk ka më dialog, ka llogore nga ku më pas kryhen sulme”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- KiE për Euronews Albania: Marrëveshja Itali-Shqipëri, zhvendosje e përgjegjësive
- “Pse në bregdet?”- Marrëveshja për emigrantët, Prifti: Nuk i kemi borxh Italisë
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve