Rama: Stop qumështit dhe bulmetit pa faturë! Sekuestro e gjoba nga java e ardhshme

12 Korrik 2025 | 15:14

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar se nga java e ardhshme do të sekuestrohen produktet e bulmetit, qumështi dhe mishi pa faturë, duke i cilësuar si një kërcënim direkt për shëndetin, sidomos në kushte temperaturash të larta. Rama thotë se siguria ushqimore është kyçe për një vend që synon të ulet në tryezën e BE-së.

“Nga java e ardhshme çdo prodhim i tillë do të sekuestrohet, sepse përbën një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm

Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade.”-thuhet në postim.

Nga ana tjetër Rama bën të ditur se postim se Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj dhe Ministri i Financave Petrit Malaj zhvilluan takime ndërgjegjësuese me bizneset për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal për produktet blegtorale dhe jo vetëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026