Rama sulmon Vjosa Osmanin: Bëri propagandë në Tiranë për të fituar vota në Kosovë

24 Dhjetor 2020 | 10:32

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës “Ekonomia në Fokus” komentoi edhe vizitën e Vjosa Osmanit në Tiranë.

Rama tha se një presidente në detyrë u shfaq duke bërë politikë të brendshme të Kosovës.

Sipas tij politika rajonale e Kosovës është bërë si kalaja e Rozafës.

“Unë mund të them që sigurisht që objektivi ynë ka qenë dhe mbetet zero probleme me fqinjët, sikundër edhe e kujtove. Zero probleme me fqinjët nuk do të thotë fshehje problemesh. Përtej kësaj nuk do të thotë që ne nuk kemi probleme me Kosovën, për fat të keq Kosova ka probleme me veten. Prej disa kohësh politika e jashtme është bërë e brendshme dhe e brendshmja e jashtme, dhe kjo e ka rraskapitur Kosovën. Ky është problemi që unë e kam adresuar tek udhëheqësit e Kosovës dhe ta adresoj edhe publikisht dhe padashur të rëndoj askënd dhe për asgjë, është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj “Shengenit Rajonal”, ku një nga shtyllat e politikës së jashtme që ka të bëjë me politikën rajonale është bërë si kalaja e Rozafes”, tha ai.

Rama më tej sulmoi drejtpërdrejt Vjosa Osmanin, pasi tha se bëri propagandë në Tiranë për të fituar vota në Kosovë.

“Një presidente në detyrë të shfaqet në Shqipëri dhe të bëjë një politikë të brendshme. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi, kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj dhe të vish dhe të bësh propagandë në Tiranë, për të fituar vota në Kosovë. Ai tra atje nuk është kufi, sikundër trau me pagesë që do të vihet nesër në rrugën Milot-Fier”, u shpreh Rama.

Lexoni gjithashtu:

LIVE| Rama: Është vënë në punë linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026