Rama takim me fermerët në Berat: Nafta ka qenë sfidë më vete për bujqësinë

10 Prill 2026 | 17:18

Kryeministri Edi Rama në një takim me sipërmarrës të përpunimit të vajit të ullirit në Berat, ka folur për heqjen e subvencionit të naftës për bujqësinë.

Rama tregoi për abuzimet që janë për me naftën, duke shtuar se kanë qenë të detyruar të provojmë disa rrugë për të përmirësuar këtë situatë.

“Juve ulni kostot, krijoni masë kritike për negocim dhe eksportoni apo nxirrni në treg këtu e një çmim që juve ju sjell vlerë të çmuar, në fjalë, në punë çdo hap ka vështirësitë ë veta. Ne do t’i mbështesim edhe me më shumë vendosmëri këto nisma, ju keni nisur ndërtimin e pikës, që do të jetë pika fundore e grumbullimit. Ne kemi vendosur edhe mbështetje të posaçme për SHBB-të, nuk ka pjellë mendja për të thënë kooperativë, por kjo është kooperativë kapitaliste. Po formësojmë një program të ri kombëtar, që është “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”, që do të mundësojë financim për ata që do të duan të rriten me një plan të qartë, me një projekt bindës.

Për sa i përket pjesës tjetër, nafta ka qenë sfidë më vete për bujqësinë, kemi provuar ta kthejmë në disa anë dhe në fund kemi dalë në rezultat të thjeshtë. Rezultati i thjeshtë është ky, ne jemi më shumë për të shpenzuar për bujqësinë, por nuk kemi aq shumë sa të shpenzojmë pa problem.

Rimbursimi i TVSH-së me 10%, që do të thotë, kemi pasur mbi 60 mijë që kanë marrë naftë, ndërkohë që ne e dimë shumë mirë që fuqia prodhuese dhe bazat prodhuese nuk e kanë këtë lloj proporcioni. Nuk kanë 60 mijë aktorë. Në këtë sens, ne nuk kemi hequr mbështetjen për asnjë që ka nevojë edhe për naftë, por kemi hequr mundësinë që nafta të abuzohet dhe përdoret për qëllime që nuk kanë lidhje me bujqësinë, kjo është e vërteta.

Ose kemi dalë në atë konkluzion edhe për një fakt tjetër, që shumë njerëz që punojnë tokat e të tjerëve, kanë qenë të detyruar të marrin naftën dhe të ua japin të tjerëve, është dhënë për sipërfaqe/ hektar, ai tjetri ka pasur një Mercedez në qytet dhe ka marrë naftën nga ai që punon tokën atje.

Ata të cilët kanë prodhuar në tokat e të tjerëve dhe naftën ia kanë dhënë atyre të tjerëve kanë vazhduar të rriten, nuk është kjo ajo që e rrit prodhimin. Ne kemi qenë të detyruar që të provojmë disa rrugë, ndërsa kjo rrugë tani, vjen edhe si rezultat i rritjes së vetëdijes së formalizimit”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026