Rama takim me fermerët në Divjakë: 250 mln euro mbështetje në bujqësi, bashkitë më aktive

30 Janar 2026 | 10:44

Kryeministri Edi Rama nga Divjaka, ku po zhvillon një takim me fermerët tha se mbështetja për fshatin dhe bujqësinë është e domosdoshme.

Rama theksoi se financimi nuk është problem, por mungesa e informacionit dhe përgatitjes për të përthithur këto fonde mbetet një sfidë e madhe.

Sipas tij, bashkitë duhet të jenë më aktive në bashkëpunimin me fermerët për t’i atribuuar këto financime aty ku duhet.

““Ne kemi vënë në dispozicion të bujqësisë 250 mln euro që mund të shkojnë dhe 1 miliardë në rast se do të konsumohen për mes BSH në bankat e nivelit të dytë.

Të gjithë mund të shkojnë e të marrin kredi që janë me garanci nga shteti. Këtu normat e interesit janë më të ulëta se në bankat e nivelit të dytë kur shkohet jashtë kësaj garancie. Kjo garanci është shfrytëzuar shumë pak.

Unë them që sot në vendin tonë çështja e financimit të projekteve që secili ka nuk është problem në aspektin financiar. Ajo që është problem është  mungesa e informacionit dhe mungesa e përgatitjes për t’i thithur ato para, e njëjta vlen dhe për atë që lidhet me BE. Ne do të kemi gjithmonë e më shumë fonde nga BE. Këto lidhen me drejtpërdrejt sesa të aftë jemi për ti thithur. Duhet gjëra që lidhen me një dosje që duhet të ketë brenda në projekt dhe argumentet që ky projekt vlen dhe duhet financuar. Pushteti vendor duhet të jetë më aktiv për të atribuuar financimet për fermerët. Financimet janë aty, bashkitë duhet të jenë më aktive. Shteti ka për detyrë t’i qëndrojë pranë fshatit dhe fermerëve se është një sektor që për të funksionuar siç duhet, duhet të mbështetet. Për t’u rritur dhe forcuar si të mëdhenj duhet të mendoni si të mëdhenj, ka shembuj konkretë suksesi, ka ndërmarrje që kanë bërë histori suksesi”, tha Rama.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026