Rama takim me të rinjtë në Gramsh: Luftën me COVID mund ta fitojë vetëm PS, me të tjerët harrojeni

12 Prill 2021 | 13:20

Gjatë një takimi elektoral më të rinjtë në Gramsh, kryeministri Rama tha se qeveria arriti të përballonte dy sfida të rëndësishme si tërmeti dhe pandemia.

Teksa kërkoi votën e të rinjve, kryeministri Rama deklaroi se asnjë forcë tjetër politike nuk mund ta kryejë procesin e vaksinimit sikur po vijon tani.

“Ne po ja dalim aty ku pakkush e besonte, ju kujtohet kur më thoshin ku do i gjesh lekët që gjitha familjet të kthehen në shtëpi dhe unë u thosha do i nxjerr nga fundi i dheut. Këtë luftë mund dhe do ta fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse,

Harrojeni se me ata të tjerët do të vazhdojnë gjërat siç po ndodh në të dyja frontet, harrojeni se me ata vaksinimi do të kryhet siç po bëjmë ne nga fillimi në fund. Nuk ka forca të tjera këtu që mund ta bëjë Shqipërinë të ardhmen tonë veçse bashkimi i të gjithë shqiptarëve që besojnë tek puna jo te llafet”, tha kreu i qeverisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026