English

Rama të premten në Greqi, Baton Haxhiu: Shqipëria pritet të marrë një rol në politikën e jashtme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas pritjes madhështore të kryeministrit Edi Rama në Ankara nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, kreu i ekzekutivit shqiptar pritet të vijojë vizitën drejt një tjetër shteti në Ballkan.

- Advertisement -

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kryeministri Rama pritet të udhëtojë të premten drejt Athinës.

Vizita e Ramës në fqinjin jugor të Shqipërisë, është konfirmuar edhe nga analisti Baton Haxhiu në emisionin “Shock”.

“Që nesër do jetë kryeministri në Athinë, do e shohim që edhe fjala vasal dhe fjalët e tjera erdoganizëm do jenë ato që nuk do qëndrojnë”, u shpreh Baton Haxhiu.

Haxhiu paralajmëron se për herë të parë Shqipëria pritet të marrë një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme, por pa zbuluar se çfarë do të ndodhë në Tiranë në datat 18-20 janar.

“Por çfarë do të bëhet pastaj me datën 18 dhe 20 janar në Tiranë. Vasal i kujt do të jetë? Kjo seri e ngjarjeve që do ta vendosë Shqipërinë së shpejti në pikën kulminante të politikës së jashtme që nuk e ka pasur asnjëherë”, tha ai më tej.

Lexoni gjithashtu:

”Rama vëlla apo vasal i Erdogan?”, ku ndahen Andi Bushati dhe Baton Haxhiu

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?