Rama telefonon kandidatin e Dibrës, nuk mungojnë ironitë ndaj kundërshtarëve

9 Prill 2021 | 12:27

Nga Saranda ku po zhvillon fushatën elektorale, kryeministri Edi Rama ka telefonuar në orët e para të mëngjesit, kandidatin për deputet në qarkun e Dibrës, Dionis Imeraj.

Kryesocialisti ka porositur Imerajn që takimet me qytetarët të zhvillohen derë më derë, ndërsa nuk kanë munguar as batutat dhe ironitë ndaj kundërshtarëve.

“Ai azilanti i Kamzës çfarë bën? Apo vatra COVID nëpër clube? Po kjo partia e kontrollorëve ajrorë si shkon kjo? Të lutem shumë, porositi edhe të tjerët që me njerëzit duhet shumë komunikim kudo. Duhen pranuar me shumë modesti dhe me shumë vetëdije gjërat që nuk shkojnë, ju kam thënë dhe më ra goja, pakënaqësitë dhe mërzitjet janë legjitime. Njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë më shumë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Lexoni gjithashtu:

Karrigia e kryeministrit, Rama dhe Basha në garë të ngushtë – Zbulon sondazhi i Barometrit Politik

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026