Rama thërret në takim drejtuesit e rinj politikë të Partisë Socialiste në qarqe
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim në selinë rozë 12 drejtuesit e rinj politikë të PS në qarqe.
Takimi vjen një ditë pas ndryshimeve të prezantuara nga kryesocialisti në Asamblëne Partisë Socialiste të mbajtur në Durrës.
Kështu, Taulant Balla është vendosur drejtues qarku në Tiranë.
Erion Malaj u vendos drejtues qarku në Kukës. Ulsi Manja nga qarku Lezhë është zhvendosur drejtues politik në Dibër.
Enea Karakaçi vendoset drejtues qarku në Shkodër. Kurse Blendi Klosi nga drejtues politik në Dibër do të vendoset drejtues qarku në Durrës. Ermal Nufi vendoset drejtues qarku në Lezhë.
Arbjan Mazniku mbetet drejtues politik në Elbasan ashtu si Belinda Balluku në qarkun e Fierit. Ndryshime në qarkun Korçë nuk ka pasi, Niko Peleshi mbetet drejtues politik.
Mirela Kumbaro, Ervin Demo dhe Bledi Çuçi gjithashtu mbetën drejtues politik të Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës ashtu siç ishin emëruar më parë. Rama largoi 4 emra: Benet Becin, Emirjana Sakon, Elisa Spiropalin dhe Eduart Shalsin.
Trump heq dorë nga taksat 20% për transportin detar: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë, përveç Iranit
Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit