Rama tregon detaje nga vizita në Vatikan: E ftova Papa Leonin në Shqipëri, u shpreh shumë i interesuar
Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim”, tregoi detaje nga vizita e tij në Vatikan më herët gjatë javës.
Rama u shpreh se e kishte ftuar Papa Leonin për një vizitë në Shqipëri, për të cilën siç tha Papa ishte treguar shumë i interesuar.
“Momenti i veçantë i kësaj jave ishte vizita në Vatikan dhe ndryshe nga vizitat e mëparshme kjo vizitë kishte brenda saj edhe një veçori tjetër të paharrueshme, ndalesën në Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania, aty ku ruhet shëmbëlltyra e Shën Mërisë, shkëputur nga muri i kishës së vjetër të Shkodrës në vitin 1467.
Asnjë kryetar shteti apo qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e kësaj bazilike, kjo edhe për turpin tim, që këtë ndalesë e kuptova si shumë të rëndësishme vetëm së fundmi.
Bazilika ka dhe një specifikë tjetër.
Ajo është një destinacion i rëndësishëm nën kujdesjen e Urdhrit agustinian që është dhe Urdhri i Papa Luanit të XIV apo të Leonit të XIV.
Nëse të mëparshmit i thoshim Gjon Pali II, këtij do t’i themi Luani i XIV.
Papa Luani i XIV apo Leoni i XIV, ndalesën e parë apo gjënë e parë që bëri pasi u zgjodh dhe pasi doli tymi i bardhë mbi Selinë e Shenjtë ishte pikërisht vizita në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë. Dhe lutja përpara pikërisht atij imazhi të ardhur nga Shkodra.
Një tjetër moment emocionues ishte edhe qëndrimi në sallën e pritjes përpara audiencës me Papa Luanin XIV ku u ktheva mbrapa në kohë.
Në po atë sallë, në pritje të takimit të paharrueshëm me Papa Françeskun, pasi ai ishte zgjedhur Papë dhe pasi unë isha zgjedhur kryeministër, dhe prej ku, u krijua baza e një miqësie të jashtëzakonshme, e një miqësie, e cila është një ndër gjërat më të bukura të jetës time. E për këtë arsye, edhe homazhi në varrin e thjeshtë, po shumë të bukur, të Papa Françeskut, i cili u bë dhe një mik i madh i Shqipërisë, i cili e mbajti gjithmonë vendin tonë në lutjet e tij, duke përcjellë mesazhe të vazhdueshme dashurie, afërsie, respekti, mirësie për popullin shqiptar, ishte absolutisht prekës.
Nga ana tjetër, patjetër që ishte me një peshë të veçantë, siç mund të kuptohet edhe prezantimi me Papa Luanin XIV. Një karakter, një natyrë krejt e ndryshme nga e Papa Françeskut, por një njeri me një dritë, me një mirësi të thellë, me të cilin sigurisht që folëm për Shqipërinë, folëm për rajonin, folëm për botën dhe të cilin e ftova që të jetë i pranishëm në festën e madhe të komunitetit katolik, pikërisht për 130 vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë nga Papa Luani XIII, mbrojtësja e Shqipërisë, Regina Di Albania. Nuk e di a do të jetë e mundur, por gjithsesi ftesa u bë dhe Papa u shpreh shumë i interesuar.
Në ndërkohë që edhe takimi me Sekretarin e Shtetit kardinalin Parolin ishte pjesë e vizitës, kënaqësi e veçantë, një njeri i rrallë, një personalitet i madh, një njohës i jashtëzakonshëm i punëve të botës dhe po ashtu një dashamirës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë”, tregoi Rama.
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit