Rama u kërkon të rinjve në Durrës të vijojnë fushatën “derë më derë” për një mandat të tretë
Kryeministri Edi Rama u kërkoi sot të rinjve socialistë të Durrësit që të vijojnë fushatën “derë më derë” për të bindur “të pakënaqurit” t’i besojnë mandatin e tretë qeverisës.
Rama ironizoi çështjen e denoncuar në media dhe nga opozita rreth databazës së Partisë Socialiste duke sqaruar sipas tij kuptimin e fjalës “patronazhist”.
“[…] kanë zbuluar fjalën patronazhistë dhe e sjellin vërdallë duke e deformuar kuptimin e saj për faktin se ata nuk e dinë se PS është familje ku të angazhuarit brenda familjes punojnë, punojnë vullnetarisht, punojnë mbas pune, shkolle, punojnë duke marrë nga koha e tyre e lirë për të mbuluar territorin për të pasur komunikim të drejtpërdrejtë njerëzit e këtij vendi, sepse beteja e përditshme e PS-së është beteja për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve,” – u shpreh Rama.
Kryetari i PS-së e konsideroi qeverisjen e socialistëve “shtyllë që mban lart Shqipërinë” dhe që “mund ta lartësojë edhe më tej”. Ai më pas porositi të rinjtë që “të mos lënë derë pa trokitur”.
“Mos lini derë pa trokitur, mos lini njeri pa takuar, bashkë-moshatar pa dëgjuar, përballë çdokujt që ndjeni të pakënaqur apo dorëzuar në krah të indiferencës, qëndroni aty, mbajeni aty dhe shpjegojini me fjalët që vijnë nga e vërteta e të përditshmes suaj, se edhe secili prej jush nuk është i kënaqur, e ndjen tkurrjen e kësaj periudhe të jashtëzakonshme, por pikërisht se përse nuk jeni të kënaqur jemi këtu, sepse përpara nuk na shtyn kënaqësia apo ndjesia se çdo gjë shkon mirë, por pakënaqësia se gjërat duhet të shkojnë më mirë,” – porositi Rama të rinjtë e pranishëm.
Rama u kërkoi të rinjve votën për të vijuar programin e rindërtimit për Durrësin dhe projektet madhore si ai i rikonceptimit të portit me një investim prej 2 miliardë dollarësh. Ai tha se falë qeverisjes socialiste të rinjve iu rikthye meritokracia e pranimeve në universitete, ndërsa qytetarëve iu hoq burokracia dhe sorollatja sporteleve për dokumente.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta