Rama ultimatum për bizneset, Prençi: Aksioni nuk duhej të nisej nga kioskat në Theth
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një afat deri më 31 korrik për heqjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin, duke paralajmëruar masa të ashpra për bizneset që nuk zbatojnë urdhrin. Lidhur me këtë, Shemsi Prençi kritikoi mënyrën dhe logjikën e zbatimit të këtij operacioni.
Prençi theksoi se veprimet e tilla nuk duhet të mbështeten vetëm në urdhra politikë, por në vendime qeverie të mirëstrukturuara dhe të ekzekutueshme.
“Unë dua të kem një kryeministër burrë shtetas. Nuk po diskutojmë një kryeministër, apo Edi Ramën. Kryeministrat, kushdo që të jenë në detyrë të mos nxjerrë urdhër, të nxjerrë vendim qeverie. Pas gjithë këtyre inspektimeve ta detyrojë kompaninë që ka bërë 7 katë mbi lejen që duhet, “ta kafshojë me dhëmbë” derisa t’ia heqin. Kjo zgjidhet në mënyrë ekzekutive jo politikisht. Kjo ka interes publik sepse u jep msimin të gjithë të tjerëve të mos bëjnë ndërtime pa leje.
Aksioni duhet bërë por duhej të ishte parandaluar, të ishte bërë një punë rigoroze dhe nëse shfaqen ca ‘kërpurdha’, atëherë bëhet me aksion. Dhe nëse e bëre, mos e fillo te kjoskat në Theth. Për të kaluar më pas në Tiranë. Edhe këtu në Tiranë ka hapësira publike që është zonë trotuari, ka edhe tokë private, pro nëse do ta bësh seriozisht si aksion, nise nga ai 9-katëshi pa leje që sfidoi gjithë administratën shtetërore. Nëse je burrë shteti filloje më të fortin, me atë që përtej planit të zhvillimit të pronës në mes të Tiranës, ka bërë 7 kate pa leje, mos u merr me kjoskat, tendat e karriget”, tha Prençi.
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit