Rama: UNESCO rekomandon shpalljen e Luginës së Vjosës si Rezervat Biosfere

27 Maj 2025 | 11:08

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajmin se UNESCO ka dhënë zyrtarisht rekomandimin për shpalljen e Luginës së Vjosës si Rezervat Biosfere. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë zhvillim si një arritje madhore për Shqipërinë dhe një vlerësim ndërkombëtar për përpjekjet në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës.

Në reagimin e tij, kreu i qeverisë thekson se ky rekomandim është rezultat i një pune të gjatë e të përkushtuar nga institucionet përkatëse dhe vjen si një hap i rëndësishëm drejt miratimit përfundimtar që pritet të ndodhë në shtator 2025 nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s.

Postimi i plotë i Kryeministrit Rama:

Një lajm që na mbush me emocion dhe krenari pas një pune të gjatë, me një vizion të qartë:

UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere
Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar – është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës.

Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm

Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026