Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Ramazanin! Agjërim të lehtë dhe të pranuar

18 Shkurt 2026 | 18:58

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Gëzuar Ramazanin. Agjërim të lehtë dhe të pranuar”, shkruan Rama në një postim të faqen e tij në Facebook.

Besimtarët mysliman në mbarë vendin nisin nga kjo e enjte muajin e Ramazanit, i cili konsiderohet më i shenjti për besimtarët. Sipas fesë islame në këtë muaj thuhet se u shpall kurani, si udhëzim për njerëzit. Në nisjen e një muaji agjërimi, kreu i komunitetit mysliman Shqiptar Bujar Spahiu ka përcjellë urimet për të gjithë besimtarët.

Për 30 ditë me rradhë besimtarët mysliman do të agjërojnë duke u privuar nga e ngrëna dhe dëshirat. Për një mysliman ramazani është mundësi për përmirësim individual dhe kolektiv për pastrim shpirtërorë dhe ndërtimin e një shoqërie të ndërtuar mbi vlera të shëndosha.

Në këtë muaj apeli shkon për të ndihmuar të dobtit dhe ata që janë në nevojë dhe të kthehet ky muaj në një burim paqeje dhe shprese për të gjithë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë

Një 43-vjeçar afgan është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kishte kishte organizuar futjen në mënyrë të...
12:31 | 18/07/2026