Rama: Vdekja e Navalnyt, tragjedi që nënvizon rëndësinë e unitetit mes aleatëve
Kryeministri Edi Rama ka nderuar me anë të një postimi në platformën X sakrificën e Aleksei Navalnyt, kritikut më të zëshëm të presidentit të rusisë Vladimir Putin, i cili humbi jetën ndërsa mbahej i burgosur në Rusi.
Rama shkruan se qendron përkrah presidentit Biden dhe aleatëve, lidhur me vdekjen e kritikut të kremlinit, ndërsa ka shtuar se Konferenca e Sigurisë së Mynihut është një moment i përshtatshëm për të theksuar rëndësinë e përpjekjeve kolektive.
Ai ka theksuar se Shqipëria mbetet e angazhuar për të bashkëpunuar me partnerët.
“Qëndroj me Presidentin Biden dhe liderët e tjerë aleatë për të nderuar sakrificën e fundit të Alexei Navalny. Kjo tragjedi nënvizon rëndësinë e unitetit dhe vendosmërisë aleate. Konferenca e Sigurisë së Mynihut është një moment i përshtatshëm për të theksuar rëndësinë e përpjekjeve kolektive, veçanërisht midis aleatëve të NATO-s.
Ne të gjithë duhet të ndajmë përgjegjësinë për të mbrojtur parimet të NATO-s dhe ndërkohë që përballemi me sfida komplekse, nuk duhet të hezitojmë të shkojmë përtej. Angazhimi 2% është kërkesa minimale, jo maksimumi. Shqipëria mbetet e angazhuar për të bashkëpunuar me partnerët tanë për të forcuar aftësitë tona mbrojtëse, duke përfshirë rigjallërimin e industrisë sonë ushtarake”, shkruan Rama.
I stand with President Biden and other allied leaders in paying tribute to Alexei Navalny’s ultimate sacrifice. This tragedy underscores the importance of unity and allied determination. The Munich Security Conference is an opportune moment to highlight the significance of… pic.twitter.com/yA7iDBkevF
— Edi Rama (@ediramaal) February 16, 2024
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)