Berisha nis fjalën me 1 minutë heshtje për vdekjen e Navalnyt: Opozitar i pamposhtur
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur fjalimin e tij të përditshëm nga dritarja e banesës ku ndodhet në “arrest shtëpie”, përpara mbështetësve të tij, me një minutë heshtje për vdekjen e opozitarit të Rusisë, Alexei Navalny, i cili ndërroi jetë ditën e sotme, teksa ishte i burgosur.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se në këto 10 vite Shqipëria u rrokullis në mënyrë të pamëshirshme nga kryeministri Edi Rama dhe organizata e tij kriminale.
Ai apeloi gjithashtu shqiptarët që të dalin në protestën e 20 shkurtit, që sipas tij, është dita që ata t’i dalin për zot kombit të tyre.
Reagimi i Berishës:
Të dashur qytetare dhe qytetarë, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të dinjitetit njerëzor, të guximit, kurajës, misionarë të shpresës dhe të ardhmes tonë.
Një përshëndetje të përzemërt ju dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që shohin 20 shkurtin si ditën e ngadhënjimit, si ditën e triumfit të dinjitetit të qytetarit shqiptar, triumfit të Shqipërisë dhe kombit tonë.
Miqtë e mi!
Në këtë fjalë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për veprën e pavdekshme të disidentit, opozitarit të pamposhtur ndaj regjimit diktatorial, barbar të Vladimir Putinit, Aleksej Navalnyt.
Për çdo njeri që lufton për liri dhe dinjitet, Navaly do të mbetet frymëzimi i tij. Ai kaloi jo njëherë, por disa herë nga vdekja në vdekje dhe kurrë nuk pushoi së luftuari kundër diktatorit mizor dhe regjimit të tij.
Ndaj dhe ju ftoj ju luftëtarë të lirisë, ta nderojmë me 1 minutë heshtje këtë luftëtarë të lirisë, frymëzim për të gjithë ata që luftojnë kundër diktaturave, regjimeve putiniste kudo që ndodhen.
Miqtë e mi!
Për ju, për ne, për çdo shqiptar kudo që ndodhet, në Shqipëri, emigracion dhe diasporë.
20 shkurti më shumë se çdo gjë tjetër është dita e dinjitetit tonë.
Sot ne jemi njerëzit më të përçmuar të Ballkanit, të Europës dhe më gjerë.
Sot ne jemi njerëzit më të nëpërkëmbur. Regjimi që sundon Shqipërinë, kontrollon vullnetin dhe votën tonë.
Shkatërron çdo ëndërr, mundësi dhe alternativë ndryshimi. Si asnjë komb tjetër ne përjetojmë një mobokraci, një diktaturë bande.
20 shkurti është dita të marrim Shqipërinë në dorë, është dita ti dalim vetes tonë, është dita të vendosim në pied…
Miqtë e mi!
Sërish theksoj se ekziston një raport shekullor, mijëra vjeçar mes hajdutit dhe atij që vidhet.
Sot ne jemi të përçmuar, sot ne jemi të shpërfillur sepse nuk ka njerëz, nuk ka qytetarë më të vjedhur, më të poshtëruar se shqiptarët.
Ne jemi dëshmitarë se në ekzistencën tonë, më shumë se çdo gjë tjetër na kanë munduar varfëria, skamja e tmerrshme, por jemi dëshmitarë se liria bëri të mundur që të dalim nga honet më të zeza të varfërisë dhe mjerimit dhe të ecim në rrugën e vendeve me prosperitet në rritje të vazhdueshme.
Në vitin 2013 ne që ishim më të varfrit e këtij gadishulli nuk them se u bëmë më zengjinët, por paguheshim më mirë se të gjithë të tjerët.
Dhe kjo ishte një arritje e shekujve për shqiptarët.
Çfarë ndodhi me ne këto 10 vite?
Këto 10 vite në u rrokullisëm në mënyrë të pamëshirë nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale, përsëri të fundit e të fundve në rajon për rrogat.
Kjo sepse si në asnjë vend tjetër të Europës, pushteti përdoret vetëm për të vjedhur.
Kjo sepse shpallet emergjencë për djegësat, shpenzohen 200 mln euro dhe sot asnjëri nuk funksionon.
Kjo sepse shpallet emergjencë për të vjedhur. Shpenzohen 130 mln euro dhe djegësi në Tiranë nuk ka as themele, nuk ekziston sepse vjedhja është e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Kjo sepse sot rrugët që nuk përfundojnë kurrë, ndërtohen me një çmim 15-20 herë më të shtrenjtë se kudo në Europë.
Kjo sepse pasuritë përrallore publike ndahen mes qeveritarëve e trafikantëve, bandave kriminale.
Kjo sepse ekonomia kontrollohet nga klientela e qeverisë e cila është aksionere në të gjithë plaçkitjet dhe grabitjet që bëhen.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve