Rama vizitë zyrtare në Egjipt, premton linjë ajrore direkte Tiranë-Kajro
Një linjë ajrore që lidh drejtpërdrejt Shqipërinë me Egjiptin do të shtohet në aeroportin e Rinasit. Lajmin e bën të ditur, kryeministri Edi Rama, i cili ka shkuar për vizitë zyrtare në Kajro.
“Marr me vete premtimin për t’u kujdesur personalisht për të vendosur linjën e drejtpërdrejtë të fluturimit mes Kajros dhe Tiranës. Nuk e di nga pala egjiptiane, por nga ajo shqiptare ju siguroj se avionët nuk do të jenë kurrë bosh”, tha kryeministri Rama.
Nga ana tjetër, homologu i tij Madbouly gjatë fjalës së tij ka shprehur nevojën për forcimin e tregtisë mes dy vendeve.
“Ky takim do të nxisë bashkëpunimin për ekonominë dhe investimet. Theksova nevojën e ngritjes së një komisioni të përbashkët të këshillit të biznesit të Shqipërisë dhe atij të Egjiptit”, u shpreh Moustafa Madbouly, kryeministër i Egjiptit.
Kreu i qeverisë, u prit me ceremoni zyrtare në aeroportin e Kajros, mandej ministrat e kulturës së dy vendeve, nënshkruan edhe 3 marrëveshje për bashkëpunimin kulturor në fushën e muzeve dhe librit.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta