Rama viziton qendrën e inovacionit ‘Durana Tech Park’: Hapen 5 mijë vende pune

2 Prill 2025 | 17:07

Kryeministri Edi Rama ishte në ‘Durana Tech Park’, për të parë nga afër zhvillimin e qendrës më të madhe teknologjike në Shqipëri. Në këto mjedise, pritet të krijohen 5 mijë vende pune nga kompani shqiptare dhe të huaja.

Durana Tech Park ka nisur zyrtarisht funksionimin me dorëzimin e certifikatave për rezidentët e tij të parë, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit teknologjik në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se zona do të shndërrohet në një qendër të fuqishme të inovacionit.

“Ta bëjmë Shqipërinë lider në shërbimet publike elektronike dhe sot është një fakt ashtu siç dukej utopik besimi ynë se procesin e negociatave do ta përshpejtonim me ndërhyrjen e Ai gjë që sot po ndodh, ashtu siç duket utopik dhe që të kemi AI për të zhvilluar prokurimet publike pa pjesëmarrjen e njeriut. Do ta kemi në dispozicion deri ne fund të vitit të ardhshme jemi po punojmë me Mikrosoftin por edhe me vende të tjera ku kemi pasur përfaqësues nga 16 vende që po merren me këtë produkt. Durana Tech Park merr jetë nga realiteti në letër ku qëllimi kryesor që të angazhojmë sa më shumë talente shqiptare”, u shpreh Rama.

Rama shtori se Durana Tech Park do të luajë një rol kyç në zhvillimin e shërbimeve publike elektronike dhe se së shpejti do të prezantohet një model i ri për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në administratën publike.

Durana Tech Park është destinacion i krijuar për talente shqiptare dhe të rinjtë shqiptarë duke ju hapur një perspektiv inkurajuese për të realizuar Durana Tech Park kemi bërë një analizë shumë të gjatë, kemi shqyrtuar me kujdes legjislacionin evropian, kemi parë si kanë funksionuar në vende të tjera dhe besoj se kemi krijuar një kornizë unikale duke marrë më të mirën nga të tjerët. Sot ky park çon para një revolucion digjital që do të vazhdoj, së shpejti do të prezantojmë dhe modelin tjetër të AI në shërbimet publike. Ajo që është një surprizë e bukur për në është ai që na bën përshtypje që është se ka interes në institucione publike ka interes nga universitete italiane por edhe të tjera”, u shpreh Rama.

Durana Tech Park është vendosur në Xhafzotaj të Durrësit, dhe synon të bëhet një qendër kryesore për investime teknologjike, fillimisht me 50 kompanitë e para që kanë shprehur interes për të qenë pjesë e këtij parku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026