Rama zbulon arsyen pse Shqipëria kërkon të dërgojë dy satelitë në Orbitë
Kryeministri, Edi Rama gjatë seancës së kaluar në Parlament foli për planin e qeverisë shqiptare për të dërguar dy satelitë në orbitë.
Z. Rama gjatë intervistës në emisionin “Now” të gazetares Erla Mëhilli në Euronews Albania tha se bëhet fjalë për një projekt që do të realizohet shumë shpejt.
Kreu i qeverisë tha se deklarata nuk u bë vetëm për të larguar vëmendjen nga akuzat e opozitës, por bëhet fjalë për një projekt serioz.
Kryeministri tha se qëllimi kryesor i lëshimit të satelitëve në orbitë do të jetë mundësia për të kontrolluar më mirë territorin e vendit.
“E kam thënë seriozisht dhe më vjen keq për të gjithë ata që bëjnë kompetentin. Satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ do të jenë në Orbitë dhe do të na bëjnë të mundur për të pasur një kontroll shumë më cilësor mbi territorin”, deklaroi z. Rama.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun
- 21:59 Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit