Rama zbulon nga Rrogozhina mesazhin për ndihmë dërguar sot nga Albin Kurti
Kryeministri Rama zbuloi sot një mesazh që i kishte dërguar homologu i tij, Albin Kurti, ku i kërkonte ndihmë për vaksinimin e mësuesve te Kosovës.
“Ne jemi shumë krenar që po ndihmojmë edhe Kosovën. Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke më falenderuar dhe duke më thënë që meqë se ata morën disa mijëra vaksina dhe do vaksinojnë mjekët, do dëshironte që ne të ndihmonin për mësuesit. Po i thashë, patjetër”, u shpreh z. Rama.
Nga Rrogozhina, teksa zhvilloi një takim me fermerët, kreu i qeverisë akuzoi ish- kryeministrin Berisha se përhap panik tek qytetarët për efektivitetin e vaksinës.
“Saliu del dhe bën thirrje për mos bërjen e vaksinës, bën thirrje duke u thënë njerëzve që vaksina të vdesë, bën thirrje duke u thënë njerëzve se vaksinat janë të skaduara”, tha kryeministri i vendit.
Rama nuk la pa komentuar sërish grumbullimet në fushatat që zhvillon krye-demokrati Basha. Teksa grumbullimet e PD-së i konsideron vatra infektimi, sipas Ramës Shqipëria është kthyer në qendër vaksinimi.
“Një nga dy vendet në të gjithë rajonin që kemi hyrë në vaksinimin masiv dhe po vaksinojmë me një ritëm me të cilin shumë shpejtë ne do të dalim në pjesën lartë të tabelës së vaksinimit në Evropë, do të jemi mes vendeve që vaksinojnë më shumë”, tha z. Rama.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta